Minnesota merr fitoren e dytë ndaj Denverit, New York e nis me triumf kundër Indianës - Gazeta Express
string(84) "minnesota-merr-fitoren-e-dyte-ndaj-denverit-new-york-e-nis-me-triumf-kunder-indianes"

Minnesota merr fitoren e dytë ndaj Denverit, New York e nis me triumf kundër Indianës

Basketboll

Gazeta Express

07/05/2024 10:28

Minnesota Timberwolves ka marrë fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore në Play-Off të NBA.

Timberwolves realizuan fitore të thellë ndaj Denver Nuggets me 26 pikë diferencë 106:80.

Lexo Edhe:

Përveç çerekut të tretë që Denveri e fitoi me katër pikë avantazh, në pjesët tjera fjalën kryesore e thanë basketbollistët e Minnesotas.

Fitoren ata e siguruan që në pjesën e parë, me një çerek të dytë fantastik.

Anthony Edwards dhe Karl-Anthony Towns shënuan secili nga 27 pikë për t’i dhënë fitoren e dytë dhe epërsinë e madhe 2-0 skuadrës së tyre.

Në anën tjetër, pikëshënuesi më i mirë ishte Aaron Gordon me 20 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Nikola Jokic me double-double 16 pikë e 16 kërcime.

Dy ndeshjet e ardhshme luhen në Minneapolis dhe Minesota do të ketë shansin për të kryer këtë seri nëse i fiton dy takimet e radhës dhe do ta prek finalen e Konferencës së Perëndimit.

Po ashtu u zhvillua edhe një përballje tjetër. New York Knicks e nisi me fitore raundin e dytë të Konferencës Lindore.

New York fitoi përballë Indiana Pacers me rezultatin 121:117, në ndeshjen e parë.

Indiana ishte ekip më i mirë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsi gjashtë pikëshe.

Çereku i tretë për një pikë i takoi Knicks, të cilët fiton e siguruar në periudhën e fundit.

New York u drejtua drejt fitores nga ylli i tyre Jalen Brunson me plot 43 pikë, ndërsa në krahun tjetër u dallua Myles Turner me 23 pikë./Gazeta Express/