Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi ditën e djeshme - Gazeta Express
string(74) "alarmi-mes-ulerimave-ne-ferma-vip-zbulohet-se-cfare-ndodhi-diten-e-djeshme"

TV/Film

Gazeta Express

20/04/2026 22:52

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet se çfarë ndodhi ditën e djeshme

TV/Film

Gazeta Express

20/04/2026 22:52

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ndodhi në Ferma Vip, ku këngëtarja Soni Malaj thirri me alarm pjesën tjetër të fermerëve.

Pas transmetimit live, pati një sërë aludimesh në rrjetet sociale.

Por e vërteta u zbulua mbrëmjen e sotme. Moderatorja Arbana Osmani tha se Stormi, qenushi që ka qenë pjesë e Ferma Vip, nuk është ndjerë mirë, pasi ishte intoksikuar. Pas ndihmës që i dha veterineri, qenushi u bë më mirë.

Por pas kësaj, produksioni mori vendimin që qenushi të mos qëndrojë më në fermë, ndërsa fermerët u dënuan nga Agai. Në momentin që ata do të dëgjojnë një tingull, do të duhet të komunikojnë me gjuhën e kafshëve. Nëse nuk i binden këtij dënimi, çmimi do ulet me nga  mijë euro për çdo shkelje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement