Zyrtare: Drenica bëhet me trajner të ri - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-drenica-behet-me-trajner-te-ri"

Zyrtare: Drenica bëhet me trajner të ri

Gazeta Express

25/10/2020 18:28

Bledar Devolli merr drejtimin e Drenicës në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Skënderaj zyrtarizoi nëpërmjet një njoftimi për marrëveshjen me trajnerin gjirokastrit, i cili merr vendin e të dorëhequrit Fadil Rama.

Lexo Edhe:

Kujtojmë që 42-vjeçar ka krijuar përvojë në futbollin shqiptar si trajner në krye të Luftëtarit, Bylisit, Kamzës, Kastriotit dhe Tomorit.

Njoftim i Drenicës

“Sot, gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezantohet nesër në ambientet e KF Drenicës dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.”