Tashmë është bërë zyrtare data për rimeçin mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshuas.
Dy boksierët në fjalë do të përballen për herë të dytë mes vete më 20 gusht të këtij viti, shkruan Gazeta Express.
Rimeçi mes boksierit nga Ukraina dhe atij nga Britania e Madhe do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.
Joshua do të synojë rikthimin e titujve botërorë të peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO, të cilat i kishte humbur pasi ishte mposhtur nga Usyk më 25 shtator të vitit të kaluar. /Gazeta Express/
??? ??????? ????????? ? @usykaa & @anthonyjoshua run it back Aug 20 for the unified World Heavyweight Championship ? #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/kPeqISFRzn
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) June 19, 2022