Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres në detyrë, Fitore Pacolli, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje “e ka mbrojtur Kosovën” nga ish-krerët politikë dhe të luftës.
Në “Kosova Live”, Berisha vuri theks të veçantë te deklaratat ndaj familjes Haradinaj dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke thënë se sakrifica e tyre nuk mund të vihet në dyshim.
“Çdo pëllëmbë të tokës e ka të lamë me gjakun e vllaznive”, deklaroi Berisha.
Ai reagoi edhe ndaj akuzave për “shitje të Kosovës”, duke përmendur ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.
“A thu Ramush Haradinaj ia ka shitë Kosovën Serbisë?”, u shpreh ai me tone të ashpra.
Berisha tha se njerëzit që kanë dhënë më së shumti për lirinë e vendit po sulmohen padrejtësisht për qëllime politike.