Pasi e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e katërt në Ligën e Parë, Dinamo i Ferizajt do të luajë në ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë.
Kjo ndeshje do të zhvillohet mes vendit të tretë (Lirisë) dhe atij të katërtit, që është e dinamovitëve.
Mirëpo, para ndeshjes të së premtës ndaj Lirisë, Dinamo ka mbetur pa trajner, pasi Egzon Shabani është larguar nga drejtimi i skuadrës.
Arsyet pas këtij vendimi thuhen të jenë personale.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Egzon Shabani ka njoftuar për largimin nga Dinamo.
“Pas një periudhe të rëndësishme te FC Dinamo, kam marrë vendimin të largohem nga detyra e trajnerit për arsye personale. Dua të falënderoj drejtuesit e klubit, futbollistët, stafin dhe tifozët për bashkëpunimin, respektin dhe mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe. Ishte kënaqësi dhe privilegj të jem pjesë e këtij klubi. FC Dinamos i uroj suksese dhe rezultate sa më të mira në vazhdim”, ka shkruar ai.
Egzon Shabani i ishte bashkuar Dinamos në muajin janar si asistent i Arsim Abazit.
Megjithatë, pas shkarkimit të Abazit para një muaji, Shabani e mori në dorë drejtimin e skuadrës.
Ndeshja Dinamo Ferizaj – Liria do të zhvillohet të premten e 29 majit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë me vendin e tetë të Superligës së Kosovës.
Me një xhiro nga fundi atje, është Llapi që e mban pozitën e tetë në tabelë./GazetaExpress/