Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti është kërcënuar por nuk tregojnë se si - Gazeta Express
string(74) "zyra-e-kryeministrit-thote-se-kurti-eshte-kercenuar-por-nuk-tregojne-se-si"

Lajme

Gazeta Express

27/10/2021 21:23

Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti është kërcënuar por nuk tregojnë se si

Lajme

Gazeta Express

27/10/2021 21:23

Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Gazeta Express ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, para shtëpisë së kryeministrit ku shihen forca të shtuara të Policisë.

Lexo Edhe:

Ende nuk dihet se në çfarë forme është kërcënuar kryeministri Kurti.

Nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Gazeta Express ka kontaktuar zyrën e kryeministrit për të kuptuar arsyen e kërcënimit por të njëjtit nuk janë përgjigjur.