Kadrijaj: Kjo qeveri nuk ka nevojë për premtime – mjafton gjetja e një armiku te opozita shqiptare - Gazeta Express
string(95) "kadrijaj-kjo-qeveri-nuk-ka-nevoje-per-premtime-mjafton-gjetja-e-nje-armiku-te-opozita-shqiptare"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 18:45

Kadrijaj: Kjo qeveri nuk ka nevojë për premtime – mjafton gjetja e një armiku te opozita shqiptare

Lajme

Gazeta Express

15/05/2026 18:45

Mustafë Kadrijaj, profesor dhe ekspert i ekonomisë, në EURO n’T7 ka thënë se partisë në pushtet po i mjafton të gjejë një armik politik për t’i mashtruar qytetarët me retorikë boshe, ndërsa më pas qytetari po e gëlltit inflacionin, rritjen e çmimit të energjisë, të çmimeve të derivateve dhe po pajtohet me nivelin e mirëqenies.

“Qeveria aktuale po i manipulon qytetarët duke gjetur një armik politik të saj, edhe atë te partitë politike shqiptare. Pra, armik i kësaj qeverie është një opozitar shqiptar, një kritikues i politikave të saj të gabuara dhe më pas, siç janë mësuar këta, të gjithëve të na lidhin me armikun tonë shekullor, Serbinë, dhe mjafton. Tutje, këta as nuk kanë nevojë të premtojnë e as të punojnë e realizojnë projekte, sepse po bëhen shtatë vite që po qeveris LVV-ja. Duket se qytetari dhe bizneset janë pajtuar me trajtimin që po ua bën qeveria dhe derisa ky qytetar e pranon këtë trajtim, pse të ndryshojë qeveria? Pra, për të ndryshuar këtë qeverisje duhet reflektim i qytetarëve karshi veprimeve të qeverisë aktuale”, ka thënë Kadrijaj.

Sipas Kadrijajt, qytetarëve si duket po u mjafton qasja e qeverisë aktuale duke shpërndarë ndihma kohë pas kohe dhe se pritjet e tyre nga partia në pushtet janë vetëm këto, e jo zhvillimi ekonomik apo rritja e mirëqenies së tyre.

“Si njohës i ekonomisë, tanimë as nuk kemi pritje se do të ketë rritje ekonomike. Kjo qeveri tash është në detyrë, pra nuk ka asnjë parakusht që të ketë rritje. Krejt çka mund të presim është rritje të konsumit, sepse qytetari rezident duhet me hangër diçka. Qeveria as nuk është e interesuar që të ketë rritje. Në kulmin e pritjes për rritje ekonomike, ne do të merremi me rezultatet zgjedhore dhe do të shkojë vera e vjeshta duke pritur rezultate më të mira që nuk do të vijnë”, ka shtuar Kadrijaj.

Për profesor Mustafë Kadrijajn duhet të jesh naiv që tash të presësh zhvillim ekonomik e rritje të mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement