Kërcënohet Albin Kurti, forca të shtuara të sigurisë para shtëpisë së tij - Gazeta Express
string(72) "kercenohet-albin-kurti-forca-te-shtuara-te-sigurise-para-shtepise-se-tij"

Kërcënohet Albin Kurti, forca të shtuara të sigurisë para shtëpisë së tij

Lajme

Gazeta Express

27/10/2021 20:55

Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Lexo Edhe:

“Kryeministri Kurti është kërcënuar.  Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu për Telegrafin.

Ai shtoi tutje se “Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre”.

Kryeziu tha se kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

“Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu.

Nuk është bërë e ditur për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, e as kush e ka kërcënuar kryeministrin.