Zv. sekretari i PPE-së: Krimi i organizuar në Shqipëri ende ushqehet nga politika - Gazeta Express
string(79) "zv-sekretari-i-ppe-se-krimi-i-organizuar-ne-shqiperi-ende-ushqehet-nga-politika"

Zv. sekretari i PPE-së: Krimi i organizuar në Shqipëri ende ushqehet nga politika

Gazeta Express

15/12/2019 19:19

Christian Kremer zëvendës sekretar i Pergjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane foli në Tiranë mbi lidhjen e krimit të organizuar me politikën.
Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend.

Lexo Edhe:

Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike.

Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani.

Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri.

Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”, deklaroi Kremer.