Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML'së - Ministria e Drejtësisë jep detaje - Gazeta Express
string(71) "zjarri-shperthen-ne-ndertesen-e-imlse-ministria-e-drejtesise-jep-detaje"

Zjarri shpërthen në ndërtesën e IML’së – Ministria e Drejtësisë jep detaje

Gazeta Express

25/03/2023 22:45

Sonte në orët e mbrëmjes një zjarr ka shpërthyer në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për media, ku bëri të ditur se zjarrëfikësit kanë intervenuar menjëherë.

Lexo Edhe:

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”.

Në njoftimin e tyre thuhet se nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri.

Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit.