Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, mbrëmjen e kësaj të premteje, 3 korrik, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
KlanNews raporton se flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë, që ka favorizuar avancimin e zjarrit në zonë.
Policia ka shoqëruar një person, si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Ndërkohë një person është lënduar nga shpërthimi i monicioneve.
Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre.
Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.