Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, po vazhdojnë edhe në këto momente.
SHKKSH, ka theksuar se në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera, ka riangazhuar departamentin e dronistëve, për të rritur mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen e Raqit.
Postimi:
Aksioni për gjetjen e z. Xhafer Raqi ka rifilluar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar. Kërkimet po vazhdojnë edhe në këto momente.
Shoqata jonë, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.
Shpresojmë që ai të gjendet sa më shpejt dhe lutemi për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në këtë aksion.