Zulfaj thotë se koalicioni me LDK-në u rrëzua për shkak të reformave, Marmullakaj e kundërshton - Gazeta Express
string(94) "zulfaj-thote-se-koalicioni-me-ldk-ne-u-rrezua-per-shkak-te-reformave-marmullakaj-e-kundershton"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 22:25

Zulfaj thotë se koalicioni me LDK-në u rrëzua për shkak të reformave, Marmullakaj e kundërshton

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 22:25

Koordinatori Kombëtar për Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, në emisionin Tempus të Betimit për Drejtësi, tha se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) u rrëzua për shkak të reformave.

Këtë deklaratë e kundërshtoi hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Qemajl Marmullakaj.

“Në vitin 2019 e kemi pasur një koalicion qeverisës. Sa ka zgjatur koalicioni?… Nja 52 ditë dhe e rrëzuan përnjëherë. Si të bësh reforma të tilla, të rrëzojnë”, është shprehur Zulfaj.

Ndërkohë, Marmullakaj foli për punën e bërë në Ministrinë e Drejtësisë gjatë asaj periudhe.

“Kemi qenë në pandemi, z. Zulfaj. Kam qenë sekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Nuk ka qenë puna te reformat, sepse nuk kemi bërë asnjë gjë në Ministrinë e Drejtësisë. I kemi pasur 39 ligje të hartuara dhe të gatshme për të shkuar në procedurë, strategjinë e sundimit të ligjit dhe Kodin Civil të gatshëm. E keni prapë në Planin e Rritjes… është temë tjetër. E përmende edhe çështjen e aplikimit. Kemi aplikuar më 2022. Kjo nuk do të thotë se po presim ne, sepse kanë pritur edhe vendet e tjera. Ky nuk është arsyetim valid…”, ka thënë Marmullakaj.

Sipas Zulfajt, Kosova nuk është duke pritur, pasi vendimin për statusin e kandidatit e merr Bashkimi Evropian.

“Por ne s’po presim, BE-ja e merr vendimin, jo ne. Cili është kriteri që ne s’e marrim statusin e kandidatit?”, pyeti Zulfaj.

Marmullakaj iu përgjigj pyetjes së Zulfajt duke renditur vlerësimet e Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Qe po ta kallëzoj: gjyqësori, ‘progres i limituar’. Në pesë vitet e fundit, lufta kundër korrupsionit, ‘progres i limituar’. Lufta kundër krimit të organizuar, ‘progres i limituar’”, ka thënë Marmullakaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement