Zjarr në malin e Shëngjinit - Flakët përhapen me shpejtësi, digjet sipërfaqe e konsiderueshme, angazhohen zjarrfikësit - Gazeta Express
string(114) "zjarr-ne-malin-e-shengjinit-flaket-perhapen-me-shpejtesi-digjet-siperfaqe-e-konsiderueshme-angazhohen-zjarrfikesit"

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 22:42

Zjarr në malin e Shëngjinit – Flakët përhapen me shpejtësi, digjet sipërfaqe e konsiderueshme, angazhohen zjarrfikësit

Lajme

Gazeta Express

03/07/2026 22:42

Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të bimësisë së dendur dhe të tharë në këtë zonë, duke favorizuar avancimin e zjarrit.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, si dhe strukturat e tjera të emergjencave të Bashkisë Lezhë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.

Deri në këto momente, zjarri nuk paraqet rrezik për banesat apo për rrugën kryesore. Qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.

Advertisement
Advertisement
Advertisement