Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Meta, tregon detaje nga biseda - Gazeta Express
string(80) "zevendeskryeministri-tahiri-takohet-me-presidentin-meta-tregon-detaje-nga-biseda"

Zëvendëskryeministri Tahiri takohet me presidentin Meta, tregon detaje nga biseda

Gazeta Express

24/09/2020 15:23

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka njoftuar se sot është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Tahiri ka shkruar se me të kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Nder dhe privilegj i veçantë, ta takoj sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e tij Z. Ilir Meta,me të cilin diskutuam mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe veçanarisht mbi domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e interesave tona në rajon e më gjerë. Lidershipi në Shqipëri dhe Presidenti Meta në veçanti ofrojnë një mbështetje të pakursyer në avancimin e interesave tona të gjithmbarëshme dhe të Kosovës në veçanti”, ka shkruar ai./Express/