Zbulohet kush është biznesmeni që iu sekuestruan 400 mijë dollarë, përplasja një vit më parë tek shkolla "Peto Nini" - Gazeta Express
string(113) "zbulohet-kush-eshte-biznesmeni-qe-iu-sekuestruan-400-mije-dollare-perplasja-nje-vit-me-pare-tek-shkolla-peto-nini"

Zbulohet kush është biznesmeni që iu sekuestruan 400 mijë dollarë, përplasja një vit më parë tek shkolla “Peto Nini”

Gazeta Express

28/05/2020 16:14

Një biznesmeni në Tiranë i janë sekuestruar 400 mijë dollarë në momentin që tentoi t’i transferonte te vëllai në Australi.

ReportTV ka zbardhur dinamikën transfertës së ngrirë nga Tirana drejt Australisë. Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë bllokuan shumën prej 400.000 dollarë pasi sipas hetimeve të kryera rezultuan të padeklaruara.

Lexo Edhe:

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije së këto para kanë dalë nga llogaria e kompanisë Shkodra Beton ku një nga ortakët është edhe personi që ka tentuar të kryejë transaksionin Aleksandër Gavoçi. Vetë biznesmeni po hetohet në gjendje të lirë teksa përpara grupit hetimor ka shpjeguar se paratë janë të ligjshme ndërsa tashmë do duhet ta vërtetojë me dokumentacion.

Transaksioni i biznesmenit Gavoçi do të kryhej në një bankë të nivelit të dytë me qëllim dërgimin e shumës prej 400.000 dollarë drejt vëllait të tij Ilir Gavoçi që jeton në Australi. Biznesmeni Gavoçi është ortak në kompaninë Shkodra Beton.

Vetë Gavoçi është përfshirë në një episod në mars të 2019 ku për një pronë në shkollën ‘Petro Nini’ u konfliktua me dy familje që kishin pretendime për truallin. Në atë kohë konflikti u zgjidh me konsensus mes biznesmenit dhe dy familjeve.

Ndërkohë Ilir Gavoçi i cili do të ishte dhe pritësi i 400.000 dollarëve më është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi në vitin 2005 ai është përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale në Tiranë ku u vranë 4 persona.

Tashmë ndaj Aleksandër Gavoçit prokuroria ka nisur hetimin pasuror pasi ndaj tij rëndojnë veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë e veprimtarisë financiare”.