Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite - Gazeta Express
string(73) "zbulohen-shumat-qe-fituan-joshua-dhe-prenga-pas-duelit-ne-arabine-saudite"

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 10:32

Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

Boks

Gazeta Express

26/07/2026 10:32

Janë zbuluar shumat që Anthony Joshua dhe Kristian Prenga kanë përfituar nga dueli i zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të specializuara të boksit, Prenga ka fituar rreth 1.17 milionë euro, ndërsa Joshua ka arkëtuar 4.68 milionë euro.

Edhe pse u mposht me nokaut në raundin e dytë, paraqitja e Prengës, i cili e rrëzoi Joshuan dy herë në raundin e parë, pritet t’i hapë rrugën dueleve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Përveç pagesës së garantuar, të dy boksierët do të përfitojnë edhe të ardhura shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të meçit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement