Federata e Boksit e Kosovës po i vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, me pjesëmarrjen në turneun prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë.
Ngjyrat e Kosovës në këtë turne do t’i mbrojnë tetë boksierë: Bashkim Bajoku (55 kg), Shpëtim Bajoku (70 kg), Taulant Jakupi (85 kg), Riad Isufi (55 kg), Lindor Shala (65 kg), Erdi Aliu (65 kg), Ensar Badallaj (70 kg) dhe Flori Tarani (75 kg).

Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe udhëheqës (Team Leader) i delegacionit të Kosovës.
“Federata e Boksit e Kosovës u uron suksese boksierëve tanë dhe shpreh besimin se ata do ta përfaqësojnë vendin me dinjitet, duke synuar rezultate sa më të mira në këtë turne të rëndësishëm ndërkombëtar”, njofton ndër të tjera Federata e Boksit. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...