Zanetti: “Lautaro është i lumtur në Inter” - Gazeta Express
string(39) "zanetti-lautaro-eshte-i-lumtur-ne-inter"

Gazeta Express

19/03/2020 18:35

Zanetti: “Lautaro është i lumtur në Inter”

Gazeta Express

19/03/2020 18:35

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka siguruar fansat se Lautaro Martinez është “i lumtur” në Inter dhe ka deklaruar se lojtari ka të “Ardhme të ndritur” në futbollin italian.

Lautaro ka shënuar 12 gola në 22 paraqitje në Serie A në sezonin 2019/20 dhe ka krijuar një partneritet fantastik me Romelu Lukakun nën urdhëratë e Antonio Contes.

Raportohet se shumë klube duan të aktivizojnë klauzolën prej 111 milionë eurove të lojtarit, sidomos Barcelona, por Zanetti siguron se ai s’do të largohet nga Serie A.

“Jemi të lumtur me Lautaron dhe Lautaro është i lumtur me Interin”, tha Zanetti. “Ajo çfarë po bën ai këtu është fantastike”.

“E shoh atë duke vazhduar në futbollin italian. Është vetëm 22 vjeçar dhe e pret një e ardhme e ndritur”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement