Yllit të NBA s’i pëlqen plani për rinisjen e sezonit - Gazeta Express
string(51) "yllit-te-nba-si-pelqen-plani-per-rinisjen-e-sezonit"

Yllit të NBA s’i pëlqen plani për rinisjen e sezonit

Gazeta Express

08/07/2020 14:58

Qendra e Philadelphia 76ers, Joel Embiid, e ka pranuar se atij nuk i pëlqen plani i NBA për rinisjen e sezonit 2019/20 – që do të rinisë në fund të këtij muaji në kompleksin Disney World në Florida.

Ekipet e NBA filluan të arrijnë në kompleksin në Orlando të Floridas këtë javë, para rinisjes së sezonit më 30 korrik. NBA mendoi se plani më i mirë do të ishte përdorimi i këtij kompleksi të izoluar për zhvillimin e ndeshjeve, në mënyrë që të mos rrezikohen ndonjë infektim masiv, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Florida është për momentin vendi i tretë me më së shumti raste pozitive me koronavirus në SHBA, me rreth 214 mijë gjithsej, ndërsa 7347 raste të reja vetëm gjatë të martës.

“Nuk jam tifoz i madh i kësaj ideje. Por, e theksoj, unë do ta bëj punën time. Nuk do ta zhgënjej qytetin tim. Do ta përfaqësoj qytetin tim – këtë e kam bërë gjithmonë – familjen time dhe bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Embiid.

“Fokusi nuk ndryshon. Nuk ka rëndësi fakti që mua nuk më pëlqen kjo ide dhe që nuk besoj në të. Por, thjesht mendoj se nuk do të jetë mjaftueshëm e sigurt”.

“Unë e di që do t’i bëj gjërat e duhura. Nuk bëj asnjëherë asgjë, thjesht luaj videolojëra dhe rri në shtëpi, s’bëj asgjë. Por, e përsëris, nuk u besoj djemve të tjerë ta bëjnë të njëjtën gjë”. /Gazeta Express/