Ylli shndrit edhe në Superkupën Mbarëkombëtare - Gazeta Express
string(46) "ylli-shndrit-edhe-ne-superkupen-mbarekombetare"

Basketboll

Gazeta Express

18/10/2021 13:00

Ylli shndrit edhe në Superkupën Mbarëkombëtare

Basketboll

Gazeta Express

18/10/2021 13:00

Pas Ligës Unike, therandasit e fituan një tjetër turne, i cili i bashkoi edhe një herë klubet shqiptare

Golden Eagle Ylli është fitues i Superkupës Mbarëkombëtare.

Lexo Edhe:

Therandasit e mposhtën Sigal Prishtinën në finale me rezultat 76:67.

Fillimi i lojës ka qenë i nivelizuar dhe çereku i parë përfundoi 17:16 për ekipin nga Suhareka.

Ylli u shkëput në çerekun e dytë, të cilin e mbylli 23:14.

Prishtinasit ishin më të mirë vetëm në periudhën e tretë, të cilën e fituan 18:15.

Por, kjo ishte e pamjaftueshme për ta pasi therandasit ishin më të mirë edhe në çerekun e fundit, 21:19.

Në fund, Ylli fitoi me 9 pikë epërsi, shkruan Gazeta Express.

Kupën kapitenit të Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

MVP u shpall Mikaile Tmusiq, ndërsa çmimin atij ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi.

Ky turne i bëri prapë bashkë ekipet e Kosovës me ato të Shqipërisë, njëjtë si Liga Unike, të cilën po ashtu e kishte fituar Ylli.

Ekipi nga Suhareka ndërkohë është edhe kampion aktual i Kosovës në basketboll. /Gazeta Express/