Yildiz bie dakord për një kontratë afatgjate me Juventusin - Gazeta Express
string(58) "yildiz-bie-dakord-per-nje-kontrate-afatgjate-me-juventusin"

Yildiz bie dakord për një kontratë afatgjate me Juventusin

Sport

Gazeta Express

15/04/2024 18:57

Kenan Yildiz raportohet se do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjate me Juventusin dhe do të ndryshojë edhe agjentët e tij.

Kontrata aktuale e sulmuesit të ri skadon në qershor të vitit 2027, mirëpo një marrëveshje e re pritet të zyrtarizohet së shpejti, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Juventusi dëshiron ta mbajë më gjatë Yildizin në Torino, teksa në marrëveshje të re do të përfshihen edhe disa kushte të përmirësuara.

Sipas Fabrizio Romanos, një kontratë e re është rënë dakord mes palëve, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2028 – që përfshin edhe rritje të pagës.

Eksperti i transferimeve gjithashtu zbuloi se menjëherë pas nënshkrimit, 18-vjeçari do të ndahet me agjencinë Leaderbrocks, për shkak të pikëpamjeve të ndryshme lidhur me trajtimin e të ardhmes së tij.

Ndërkaq, “Tuttosport” raportoi se reprezentuesi turk do të zgjasë kontratën deri në verën e vitit 2029, si dhe do të marrë numrin “10” në fanellë. /Gazeta Express/