Wuhani del plotësisht nga izolimi, qytetarët përqafohen mes lotësh - Gazeta Express
string(65) "wuhani-del-plotesisht-nga-izolimi-qytetaret-perqafohen-mes-lotesh"

Wuhani del plotësisht nga izolimi, qytetarët përqafohen mes lotësh

Gazeta Express

08/04/2020 13:57

Ka marrë fund izolimi në Wuhan, epiqendra e Koronavirusit. Qyteti i është rikthyer jetës së mëparshme dhe njerëzit janë takuar e përqafuar mes lotësh. Shumë qytetarë iu drejtuan trenave të parë për t’u larguar nga vendet në të cilat ishin bllokuar që prej 23 janarit, atëherë kur nisi izolimi i qytetit.

Aktivitetet tregtare, dyqanet, restorantet, kafenetë janë rihapur. Gjithashtu ka nisur transporti rrugor, hekurudhor, detar dhe ajror.

Lexo Edhe:

Megjithatë të gjithë vazhdojnë të mbajnë maska, si masë për parandalimin e rikthimit të virusit.

Wuhan mori masat më të ashpra të karantinës. Në fillim, njerëzit u lejuan të shkonin në dyqane për të blerë ushqim, por nga mesi i shkurtit, të gjithë u ndaluan të dilnin nga shtëpitë e tyre.