Will Smith rishfaqet në Festivalin Coachella dhe këndon me J. Balvin - Gazeta Express
string(67) "will-smith-rishfaqet-ne-festivalin-coachella-dhe-kendon-me-j-balvin"

Rozë

Gazeta Express

17/04/2024 13:37

Will Smith rishfaqet në Festivalin Coachella dhe këndon me J. Balvin

Rozë

Gazeta Express

17/04/2024 13:37

Që nga ngjarja e pakëndshëm në Oscars me Chris Rock, Will Smith është përpjekur t’i shmang daljet e tij publike. Së fundmi ylli i “I Am Legend” ishte një nga të ftuarit surprizë në Festivalin Coachella, për të ndarë skenën me artistin kolumbian J Balvin.

Will Smith rishfaqet në Festivalin Coachella dhe këndon me J. Balvin

Ata performuan një version krejt të ri të këngës nga filmi “Men in Black”, në të cilin luan Will Smith. Amerikani u shfaq me veshjen tipike të filmit: kostum i zi, kravatë e zezë dhe syze dielli të zeza.

Lexo Edhe:

Will Smith rishfaqet në Festivalin Coachella dhe këndon me J. Balvin

Pas tërheqjes që pati pas incidentit në Oscars, Will Smith tashmë është gati për t’u rikthyer me projekte të reja. Filmi i parë që do të dalë në treg është “Sugar Bandits”.  Aktori i “The Pursuit of Happiness” tashmë është i zënë me prodhimin e pjesës së katërt të “Bad Boys” dhe vazhdimit të “I Am Legend”. Të dy filmat kanë pasur sukses në kinema.