Vritet në Ekuador shqiptari, qëllohet mbi 20 herë, dyshohet për shkak të pazareve të drogës (emri) - Gazeta Express
string(94) "vritet-ne-ekuador-shqiptari-qellohet-mbi-20-here-dyshohet-per-shkak-te-pazareve-te-droges-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 17:09

Vritet në Ekuador shqiptari, qëllohet mbi 20 herë, dyshohet për shkak të pazareve të drogës (emri)

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 17:09

Një tjetër shqiptar është ekzekutuar në Ekuador ku shkak kryesor dyshohet se është prishja e pazarit të kokainës. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në veri të ‘Guayaquil’, ‘kryeqendra’ e trafikimit të kokainës në Ekuador.

Viktima Ergys Dashi, 34 vjeç, është qëlluar nga dy persona teksa ndodhej i ulur brenda në lokal, ndërsa nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me të tijin. Ndaj 34-vjeçarit është qëlluar 20 herë, ku disa prej plumbave e kanë kapur në kokë dhe në trup.  Ekzekutimi ka ndodhur më 22 janar në orën 19:00, kur dy autorët kanë hyrë brenda lokalit me synimin për të ekzekutuar Ergys Dashin. Njëri prej autorëve mbante një buqetë me lule në duar, për t’u ruajtur nga kamerat e sigurisë së barit, ndërsa tjetri ka nxjerrë armë dhe ka shtënë mbi 20 herë duke lënë të vdekur 34-vjeçarin dhe tmerruar klientët që ndodheshin brenda në atë moment.

Lexo Edhe:

Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve. Sipas mediave në Ekuador dyshohet se Dashi është i përfshirë në trafikun e kokainë dhe se prishja e pazareve të drogës të jetë shkak i ekzekutimit të tij nga bandat rivale.

E madje, Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia po për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.