Vrau tri vajzat e saj, sot del para gjyqit në Zelandë të Re - Gazeta Express
string(58) "vrau-tri-vajzat-e-saj-sot-del-para-gjyqit-ne-zelande-te-re"

Vrau tri vajzat e saj, sot del para gjyqit në Zelandë të Re

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 10:13

Ka dalë para gjykatës gruaja e akuzuar për vrasjen e tri vajzave të saj, vetëm pak javë pasi familja kishte arritur në Zelandë të re, nga Afrika Jugore.

Lauren Anne Dickason është paraqitur në gjykatë mëngjesin e së shtunës në qytetin e Timarus, ndërkohë që një gjyqtar e dërgoi atë fillimisht në një spital për një vlerësim të shëndetit mendor.

Lexo Edhe:

Dickason 40-vjeçare akuzohet se ka vrarë tri vajzat e saj, dy prej të cilave ishin binjake 2-vjeçare dhe tjetra, motra e tyre 6-vjeçare, ka bërë të ditur Policia.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur të enjten në një pronë ku familja po qëndronte.

“Policia dëshiron ta sigurojë komuniteti se ky ishte një incident tragjik i izoluar, dhe ne nuk jemi në kërkim të ndonjë të dyshuari tjetër”, ka bërë të ditur Policia përmes një deklarate të premten.

Seanca e radhës ndaj të dyshuarës Dickason është caktuar të mbahet më 5 tetor.

Familja e saj kishte shkuar në Timaru, një qytet ky me 29,000 banorë në Zelandë të Re, ka njoftuar Policia. Ata ishin larguar nga izolimi i detyruar dyjavor, javën e kaluar.

Mediat në Zelandë të Re kanë raportuar se e dyshuara dhe bashkëshorti i saj janë mjekë.