Vrau me thikë babën e dhunshëm, gjykata e lë të lirë 20-vjeçaren - Gazeta Express
string(63) "vrau-me-thike-baben-e-dhunshem-gjykata-e-le-te-lire-20-vjecaren"

Vrau me thikë babën e dhunshëm, gjykata e lë të lirë 20-vjeçaren

Gazeta Express

27/05/2020 23:18

Një vit më parë, Deborah Sciacquatori vrau me thikë babanë e saj të dhunshëm, pas një sherri në familje.

Ajo u arrestua nga policia, por një gjykatë në Tivoli të Italisë, e ka liruar nga akuzat, pasi sipas saj të gjitha provat çojnë se 20 vjeçarja e ka kryer krimin për t’u vetëmbrojtur, nga një baba i cili ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar.

Lexo Edhe:

Sipas autoriteteve vendase një vit më pare viktima Lorenzo Sciacquatori, kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe donte të dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, nga frika vajza kishte marrë thikën në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte duke e lënë të vdekur të atin.