Vrasja e gruas në Pejë, Abdixhiku: Femicidi nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme - Shteti duhet të jetë mburojë për gratë - Gazeta Express
string(115) "vrasja-e-gruas-ne-peje-abdixhiku-femicidi-nuk-guxon-te-behet-gje-e-zakonshme-shteti-duhet-te-jete-mburoje-per-grate"

Vrasja e gruas në Pejë, Abdixhiku: Femicidi nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme – Shteti duhet të jetë mburojë për gratë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 14:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së sotme në Pejë që tronditi vendin, ku u vra Gjyljeta Ukelli. I dyshuar për vrasjen është bashkëshorti i saj.

Abdixhiku ka thënë se vrasja e grave në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, derisa ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Nuk mund të presim që cikli nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër të na normalizohet. Femicidi në Kosovë nuk guxon të bëhet gjë e zakonshme; e asnjë deklaratë e sotme nuk e kthen dot prapa jetën e Gjyljeta Ukella.  

Ftoj të gjitha organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pakompromis ndaj rastit të sotëm dhe jo vetëm. Shteti duhet të jetë mburojë për gratë. Jeta e tyre nuk guxon të mbetet jetë për mbijetesë”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se LDK do ta shqyrtoj çdo mundësi institucionale që të ngris diskutimin rreth vendimmarrjes institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.

“Nga lehtësia e posedimit të armës së zjarrit, te gjendja reaktive e institucioneve tona, kushtet strehuese të grave që kërkojnë mbrotje, e gjuha denigruese ndaj grave; problemet i kemi të shumta e veprimet plotësisht të pamjaftueshme”, ka thënë Abdixhiku.