VMRO-DPMNE: Regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zaevin - Gazeta Express
string(115) "vmro-dpmne-regjistrim-i-deshtuar-dhe-i-falsifikuar-do-te-thote-harxhim-kot-per-qytetaret-dhe-pergjegjesi-per-zaevin"

VMRO-DPMNE: Regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zaevin

Ballina

Gazeta Express

24/01/2021 13:22

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “regjistrim i dështuar dhe i falsifikuar do të thotë harxhim kot për qytetarët dhe përgjegjësi për Zoran Zaevin. Pë këtë shkak nevojitet tërheqja nga ligji dhe konsensus të plotë”.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë e miratuan në mënyrë kriminale me keqpërdorim të flamurit evropian. Standardet për zbatimin e këtij regjistrimi që i miratoi Kuvendi kanë metodologji të vjetër dhe nuk janë sipas standardeve të KB-së dhe Eurostat”, thonë nga kjo parti.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, Zaev dëshiron të zbatojë regjistrim për shkak të marrëveshjes më herët për rezultatet e kurdisura në këtë proces.

“VMRO-DPMNE fuqishëm kundërshtoi këtë ligj, për shkak se ky proces nuk do të jetë operacion statistikor, por operacion politik dhe rezultati i këtij procesi është marrëveshje e kryer mes partive në Qeveri. Për këtë flet edhe neni në ligj ku parasheh nënshkrim të dyfishtë”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Zaevi dhe partie e tij nuk pranuan asnjë amendament nga ta dhe po ashtu nuk u pranua propozimi që gjatë regjistrimit të përdoren pajisjet për shenjat e gishtave ose “fingerprint”.

“Qytetarëve të Maqedonisë nuk u nevojitet regjistrim politik, por operacion me numra të vërteta statistikore që në të ardhmen do shërbejë për strategjitë ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftim.

Ata i bëjnë thirrje presidentit Pendaroski që të anulojë këtë ligj dhe nëse nuk e bën, OBRM-PDUKM do t’i ndërmerr të gjitha mekanizmat juridike dhe institucionale për ta parandaluar këtë proces politik”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.