Virusi kinez mund të pësojë mutacion dhe të përhapet më tepër - Gazeta Express
string(61) "virusi-kinez-mund-te-pesoje-mutacion-dhe-te-perhapet-me-teper"

Virusi kinez mund të pësojë mutacion dhe të përhapet më tepër

Gazeta Express

22/01/2020 8:08

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë paralajmëruar se virusi misterioz, nga i cili kanë vdekur disa persona, mund të pësojë mutacion dhe të përhapet edhe më shumë.

Deri më tash janë konfirmuar 440 raste të infektimit. Autoritetet besojnë se virusi filloi të përhapej në një treg të ushqimit të detit, ku kryheshin shitje ilegale të mishit.

Lexo Edhe:

“Ndonëse rruga e përhapjes së virusit ende nuk është e qartë plotësisht, ka mundësi që ai të pësojë mutacion dhe të përhapet edhe më shumë”, tha Li Bin, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ai tha se janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, përfshirë kontrollimin e temperaturës trupore të pasagjerëve nëpër aeroporte.

Virusi tashmë është përhapur në disa provinca të Kinës, por edhe në shtete të tjera, përfshirë Tajlandën, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët pranuan se vendi ndodhet në fazën më kritike të parandalimit dhe kontrollit të virusit. Ata më parë kanë konfirmuar se virusi mund të përhapet edhe mes njerëzve.

Në mesin e simptomave të këtij virusi përfshihen problemet me frymëmarrje, temperatura e lartë dhe kollitja, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.