Viktimat ndërruan makinën e blinduar: Nga vrasja për kalin te pazaret e drogës, pistat e atentatit në Vlorë - Gazeta Express
string(105) "viktimat-nderruan-makinen-e-blinduar-nga-vrasja-per-kalin-te-pazaret-e-droges-pistat-e-atentatit-ne-vlore"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 14:02

Viktimat ndërruan makinën e blinduar: Nga vrasja për kalin te pazaret e drogës, pistat e atentatit në Vlorë

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 14:02

Atentati me dy të vrarë në autostradën e Vlorës ishte i mirëorganizuar. Viktimat Geno (Shpati) Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç u eleminuan nga vrasësit pikërisht në ditën që kishin ndërruar makinën e blinduar me një Benz i cili u bë shoshë nga breshëria e kallashnikovit nga një tjetër automjet në lëvizje.

Autorët mësohet se kanë qenë 3 persona që i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra dhe sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajasë kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Lexo Edhe:

Mendohet se atentatorët kanë qenë 3 persona; njëri në rolin e shoferit të mjetit ndërsa dy të tjerët në rolin e qitësit duke hapur zjarr me breshëri ndaj makinës së viktimave e cila ka përfunduar në kanal. Nuk kanë kaluar shumë minuta nga vrasja dhe makina e autorëve me 3 armë brenda është gjetur e djegur në afërsi të Fierit.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për hasmëri. Shpati Lena dhe vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, në vitin 2019 kanë qenë të akuzuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj.

Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2019, në vendin e quajtur Plazhi i Vjetër në Vlorë dhe shkak është bërë një konflikt për kalin.

Konflikti ka nisur pasi kali ka kaluar gjatë ditës mes plazhistëve në zonën që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Babë e bir kanë dhunuar personin që ishte mbi kalë por disa orë më pas, në lokal mbërritën 4 persona, që sipas policisë kanë qenë Eduart Xhezo, Ariel Kingji dhe 2 vëllezër.

Tentativa për t’u sqaruar dështoi. Breshëri armësh u zbrazën ndaj biznesmenit Arben Beqiraj i cili humbi jetën menjëherë, ndërsa djali i tij dhe një i afërm i tyre mbetën të plagosur. Eduart Xhezo, vëllai i Hakim Xhezos që u vra sot, u konsiderua si autori kryesor i ngjarjes ndaj sot është në burg.

Viktima tjetër Shpati Lena është arrestuar 5 muaj më parë pasi udhëtonte makinë së bashku me 2 persona të tjerë të armatosur. Njëri nga këta ishte Ariel Kingji 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim prej Gushtit 2019 si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj. Edhe Shpati Lena u akuzua se e ndihmoi të fshihej Ariel Kingjin. Megjithatë Gjykata e la në masën detyrim paraqitje.

Megjithatë, nuk dihet nëse vrasja e sotme e Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos lidhet me ngjarjen e vitit 2019. Nuk përjashtohet as pista e përplasjes për pazaret e drogës.

/Gazeta Express