Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dalin pamjet e makinës së bërë shosh nga plumbat - Gazeta Express
string(75) "vrasja-e-dyfishte-ne-vlore-dalin-pamjet-e-makines-se-bere-shosh-nga-plumbat"

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, dalin pamjet e makinës së bërë shosh nga plumbat

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 12:39

Shoshë nga plumbat! Kështu është bërë makina në të cilën udhëtonin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo 2 viktimat e atentatit të sotëm në aksion Vlorë-Fier.

3 autorët i kanë ndjekur viktimat për disa kilometra. Sapo janë afruar pranë mbikalimit të Panajas kanë hapur zjarr duke i lënë të vdekur në vend.

Lexo Edhe:

Dy viktimat e atentatit kanë qenë të përfshirë në një vrasje të ndodhur në gusht të vitit 2019 në Plazhin e Vjetër Vlorë.

Vëllai i Hakim Xhezos, Eduart Xhezo, është aktualisht në burg pasi akuzohet si autor i vrasjes së Arben Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje kanë mbetur të plagosur djali i viktimës dhe një i afërm i tij.

Konflikti i atëhershëm ka nisur pasi një kalë ka kaluar gjatë ditës mes plazhistëve në zonën që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj.

/Gazeta Express