Vidhen para në një xhami në Kamenicë - Gazeta Express
string(36) "vidhen-para-ne-nje-xhami-ne-kamenice"

Vidhen para në një xhami në Kamenicë

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 10:58

Persona të panjohur kanë vjedhur para nga arka një xhamie në Kamenicë, para pesë ditës, raporton Express

Rasti ka ndodhur më 19 janar, në fshatin Shipanicë e Poshtme e Kamenicës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lexo Edhe:

“Është raportuar se nga persona deri më tani të pa njohur është hapur me forcë arka e xhamisë nga ku janë vjedhur paratë vlera e të cilave nuk dihet”, ka njoftuar Policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori  shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia./Express/