Vetëm edhe tri ditë afat për konfirmimin e aktakuzës nga Specialja ndaj Thaçit dhe Veselit - Gazeta Express
string(90) "vetem-edhe-tri-dite-afat-per-konfirmimin-e-aktakuzes-nga-specialja-ndaj-thacit-dhe-veselit"

Vetëm edhe tri ditë afat për konfirmimin e aktakuzës nga Specialja ndaj Thaçit dhe Veselit

Gazeta Express

21/10/2020 23:01

Gjykata Speciale ka thënë që në qoftë se dhe derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale, së bashku me procedurat në lidhje me rishikimin e saj.

Edhe tri ditë kanë mbetur deri në datën 24 tetor.

Lexo Edhe:

Kjo është dita kur arrihet afati ligjor që të konfirmohet ose jo aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër presidentit, Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Prokuroria në Hagë me datën 24 prill ka ngritur aktakuzë ndaj dy figurave qëndrore të UCK-së.

E gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ende nuk e ka konfirmuar e as nuk e ka hedhur poshtë.

Por Dhomat e Specializuara në një përgjigje për televizionin kanë thënë që afati mund të zgjatet.

Kjo gjykatë ka cekur edhe disa rregulla që dëshmojnë zgjatjen e afatit të shqyrtimit të aktakuzës.

Avokati, Tahir Rrecaj ka thënë që ka mundësi që aktakuza ti jetë kthyer prokurorit të dhomave të specializuara për plotësim ose korrigjim që e njëjtë ti kthehet gjyqtari të procedurës paraprake.

Por Rrecaj thotë që në raste komplekse afati zgjat derisa nuk e përjashton mundësinë që aktakuza të konfirmohet e mos të bëhet publike.

Ndërkohë para një muaji në Kosovë u arrestua Sali Mustafa, ish epror i UÇK-së.

Atij ju kumtua konfirmimi i aktakuzës në ditën që u arrestua nga Policia e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.