Venecia rrëzoi paketën antishpifje, Blushi: Qëndrimi i Metës ishte i duhuri dhe i drejti - Gazeta Express
string(86) "venecia-rrezoi-paketen-antishpifje-blushi-qendrimi-i-metes-ishte-i-duhuri-dhe-i-drejti"

Venecia rrëzoi paketën antishpifje, Blushi: Qëndrimi i Metës ishte i duhuri dhe i drejti

Gazeta Express

05/06/2020 19:03

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me draft opinionin e Komisionit të Venecias, i cili rrëzoi paketën antishpifje të qeverisë.

Lexo Edhe:

Blushi shkruannë rrjetin social se Venecia tregoi edhe njëherë se qëndrimi i Presidentit Meta ndaj ligjit, ishte i duhuri dhe i drejti.

STATUSI NGA TEDI BLUSHI

Ashtu sikundër pritej, Komisioni i Venecias ka konfirmuar qëndrimin e drejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për paketën anti-kushtetuese të ligjeve “anti-shpifje”.

Siç është sqaruar edhe me dekretet e Presidentit Meta, këto ligje jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me:

– Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit;
– Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, vendimet e së cilës përbëjnë norma të detyrueshme për zbatim;
– Nuk janë në harmoni me standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut;
– Nuk janë në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ)

Pa garantuar lirinë e shprehjes nuk ka demokraci dhe nuk mund të ketë çelje të negociatave për anëtarësim.

LIRIA DHE PAVARËSIA E MEDIAS E PARA!