Vendoset ura e këmbësorëve në fshatin Strimnicë, ndryshon tërësisht nga projekti - Gazeta Express
string(79) "vendoset-ura-e-kembesoreve-ne-fshatin-strimnice-ndryshon-teresisht-nga-projekti"

Ballina

Gazeta Express

19/06/2021 10:35

Vendoset ura e këmbësorëve në fshatin Strimnicë, ndryshon tërësisht nga projekti

Ballina

Gazeta Express

19/06/2021 10:35

Mbrëmë banorët e Strimnicës kanë vendosur urën e këmbësorëve që lidh dy anët e fshatit. Vlen të theksohet se ura është kontribut i biznesmenëve të fshatit dhe një pjesë të vogël nga komuna e Zhelinës. Nga projekti ideor, ura është tërësisht ndryshe dhe nuk dihet pse ka ndryshuar.

Nga komuna e Zhelinës nuk tregojnë arsyen e ndryshimit të urës dhe pse nuk është bërë ashtu siç është prezantuar muaj më parë.

Lexo Edhe:

Kryetari i Bashkësisë lokale në Strimnicë, Qenan Iseni falënderon të gjithë ata që ndihmuan në këtë projekt për të mirën e fëmijëve të këtij fshati. Sipas tij pas përfundimit të urës, do të ketë edhe ndërtime tjera që ky fshat të jetë një ndër fshatrat shembull në Komunën e Zhelinës dhe më gjerë.

Ndryshe, banorët e fshatit Strimnicë së bashku me mërgimtarët vazhdojnë të japin maksimumin për të ndryshuar pamja e Strimnicës, duke nisur nga parku e deri te sinjalizimi horizontal i rrugëve./Tetovasot/