Ambasada e Italisë në Kosovë ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për krijimin e lehtësirave në procedurën e ndërrimit të patentë shoferit nga ata jolegalë të lëshuar nga strukturat jolegale serbe në ata të Republikës së Kosovës.
“Ambasada e Italisë në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Kosovës për përpjekjet e saj në lehtësimin e procedurave për të gjithë qytetarët për marrjen e patentë shoferit. Ne mbështesim iniciativat që nxisin integrim më të madh dhe nxisin vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasada.
Ky proces i konvertimit do të fillojë nga sot, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka treguar procedurën se si do të bëhet ky proces./Express/
A e keni marr aplikacionin Viva Fresh Online?! Nëse jo, çfarë po prisni?! Përmes aplikacionit Viva Fresh Online ju...