Vendet nordike drejt mbrojtjes së përbashkët ajrore nga Rusia - Gazeta Express
string(61) "vendet-nordike-drejt-mbrojtjes-se-perbashket-ajrore-nga-rusia"

Vendet nordike drejt mbrojtjes së përbashkët ajrore nga Rusia

Lajme

Gazeta Express

26/03/2023 11:39

Komandantët e Forcave Ajrore të Suedisë, Norvegjisë, Finlandës dhe Danimarkës kanë nënshkruar një letër për të krijuar një mbrojtje ajrore të unifikuar nordike, që synon të kundërshtojë kërcënimin në rritje nga Rusia.

Synimi është që të mund të operojmë bashkërisht, mbi bazën e metodave operative të njohura tashmë brenda NATO-s, siç deklaruan dje forcat e armatosura të 4 vendeve.

Lexo Edhe:

Vendimi për të integruar forcat ajrore u shkaktua nga pushtimi i Ukrainës nga Moska, tha për Reuters komandanti i forcave ajrore daneze, gjeneralmajor Jan Dam, sipas faqes së internetit të agjencisë së lajmeve. /Ansa