Vëllaznimi rikthehet në Superligë - Gazeta Express
string(33) "vellaznimi-rikthehet-ne-superlige"

Vëllaznimi rikthehet në Superligë

Sport

Gazeta Express

18/04/2022 21:52

Vëllaznimi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të “play-off”-it të Ligës së Parë, duke mundur Prishtinën e Re me rezultat 65:76 (19:17, 20:21, 17:15, 9:23), duke u rikthyer në Superligë.

Çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar me shifrat 19:17, ndërsa lojë interesante u zhvillua edhe në periudhën, ku të dy skuadrat luftuan për çdo top, duke e dëshiruar fitoren, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 39:38.

Lexo Edhe:

Në periodën e tretë, prishtinasit kishin disa herë epërsi deri në shtatë pikë, por që ngushtohej nga kuqezinjtë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 56:53. Edhe në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, megjithatë, në momentet vendimtare, kuqezinjtë ishin më të mirë, duke triumfuar 65:76.

Te Prishtina e Re u dallua Dion Haxhosaj me 24 pikë e 20 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dallua Michael Green me 33 pikë e shtatë kërcime.

Kupën kapitenit të Vëllaznimit, Driton Rraci ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa medaljet i ndan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, Anëtari i Bordit të FBK-së, Leart Hoxha dhe Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija. /Gazeta Express/