Vëllaznimi merr masa ndaj lojtarëve të përfshirë në përleshjen e sotme - Gazeta Express
string(70) "vellaznimi-merr-masa-ndaj-lojtareve-te-perfshire-ne-perleshjen-e-sotme"

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2023 14:38

Me i fundit

Vëllaznimi merr masa ndaj lojtarëve të përfshirë në përleshjen e sotme

Basketboll

Gazeta Express

14/09/2023 14:38

Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka njoftuar se ka marrë masa ndaj dy basketbollistëve të tij që u përleshën mes vete sot.

Kuqezinjtë e kanë lëshuar një komunikatë për shtyp, duke nënvizuar se lojtarët që e kanë thyer kodin disiplinor do ta marrin dënimin e merituar, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Klubi gjakovar e ka dënuar rastin, ndërsa është i fokusuar tek ndeshja e sontme kundër Golden Eagle Yllit në çerekfinale të Superkupës së basketbollit.

Sot gjatë ditës u raportua se dy lojtarë të klubit gjakovar ishin përleshur mes vete dhe njëri prej tyre ka përfunduar në mbajtje. /Gazeta Express/