Vëllaznimi drejt Superligës, Prishtina e Re kërkon barazimin - Gazeta Express
string(59) "vellaznimi-drejt-superliges-prishtina-e-re-kerkon-barazimin"

Sport

Gazeta Express

17/04/2022 20:24

Vëllaznimi drejt Superligës, Prishtina e Re kërkon barazimin

Sport

Gazeta Express

17/04/2022 20:24

Nesër (e hënë) do të zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve, ku do të përballen Prishtina e Re dhe Vëllaznimi.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në kryeqytet.

Lexo Edhe:

Takimin e parë e fituan kuqezinjtë me rezultat 89:72, dhe nëse e fitojnë edhe ndeshjen e dytë do të inkuadrohen direkt në Superligë, kurse prishtinasit duan fitoren, në mënyrë që të zhvillohet edhe sfida e tretë, ku do të vendoste përfundimisht për kampionin e Ligës së Parë.

Kampioni siguron Superligën, ndërsa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Superligës në “Play-out”, për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Skuadra nga Gjakova nuk ka pësuar asnjë humbje në Ligën e Parë dhe synon të përfundojë kampionatin pa asnjë humbje dhe rikthimin në elitë. /Gazeta Express/