Vëllai i 58-vjeçarit që vrau gruan: Mund të pinte ndonjë gotë, por nuk pinte shpesh - Gazeta Express
string(81) "vellai-i-58-vjecarit-qe-vrau-gruan-mund-te-pinte-ndonje-gote-por-nuk-pinte-shpesh"

Vëllai i 58-vjeçarit që vrau gruan: Mund të pinte ndonjë gotë, por nuk pinte shpesh

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 20:11

Vëllai i Hekuran Rrasës, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten në Divjakë, tregon për mediat se ai nuk kishte probleme me të shoqen.

Sipas tij, familja kanë pasur probleme ekonomike por nuk kanë pasur kurrë mosmarrëveshje ose dhunë.

Lexo Edhe:

Në prononcim për mediat, i vëllai thotë se armën e ka pasur me leje dhe e ka blerë vite më parë.

“Çfarë dini juve di dhe unë. Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë. Jo nuk kemi këtë dhe kemi këtë. Nuk vinte dorë ndaj gruas. Do kishte ardhur tek unë ajo. Unë nuk di gjë për dhunë. Unë di që armën e ka pasur me leje. Por një nga këta hetuesit këtu tha që nuk del në sistem. Ka vite që e ka blerë. Nuk kurohej nga ana psikologjike, nuk kishte probleme. Mund të pinte ndonjë gotë por nuk pinte shpesh” – tha vëllai.

Ndërkohë dy kushërinjtë e 58-vjeçarit thonë se ai nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Ishte mirë nga gjendja mendore. Ne jemi kushërinjtë. Punonte ishte në punë. Nga ekonomia ishte dobët” – thanë kushërinjtë.