Vrasja e dyfishtë në Divjakë, djali i gjeti prindërit pa jetë në shtëpi pas krismave që dëgjoi - Gazeta Express
string(93) "vrasja-e-dyfishte-ne-divjake-djali-i-gjeti-prinderit-pa-jete-ne-shtepi-pas-krismave-qe-degjoi"

Vrasja e dyfishtë në Divjakë, djali i gjeti prindërit pa jetë në shtëpi pas krismave që dëgjoi

Shqiperi

Gazeta Express

18/09/2021 19:38

Zbardh detaje të reja në lidhje me krimin e dyfishtë pasditen e sotme në Divjakë, ku Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan Fëllënxë Rrasa dhe më pas veten.

Ka qenë djali i çiftit i cili ka dëgjuar të shtënat e armës së gjahut, kur krimi ka ndodhur. Kur ka hyrë në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit.

Lexo Edhe:

Burime nga policia thonë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes bashkëshortëve, të paktën nga dëshmitë e para të të afërmve.

Më herët nuk ka pasur nga 45-vjeçarja asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për Fëllënxa Rrasën. Deri tani dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Kjo ngjarje e rëndë vjen vetëm pak ditë pasi Elton Metaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj.