Vdes 59-vjeçari nga Prizreni i infektuar me koronavirus - Gazeta Express
string(43) "vdes-edhe-nje-i-infektuar-me-koronavirus-ge"

Vdes 59-vjeçari nga Prizreni i infektuar me koronavirus

Gazeta Express

25/05/2020 19:02

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës përmes një shkrimi ka njoftuar mediet se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19 ka ndërruar jetë.


Klinika infective njoftoi se pacienti po trajtohej prej ditësh në Mjekim Intensiv dhe gjithashtu përveç koronavirusit, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Lexo Edhe:

Më poshtë gjeni njoftimin e Klinikës Infektive të QKUK’së:

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, pacienti A.H. (1961) nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19, përkundër përkujdesjes maksimale të personalit mjekësor ka ndërruar jetë.

I njëjti po trajtohej prej ditësh në Mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese.

Ndërkohë ministri Vitia tha sot se deri në ora 15:30 janë kryer 93 teste të koronavirusit dhe asnjë nga to nuk ka rezultuar pozitiv.

“Profesori Naser Ramadani të cilit i kërkoj falje për ekskluzivitetin, ma dha një lajm të mirë. Në listën e parë deri tani, janë 93 të testuar dhe nuk e kemi asnjë të infektuar as sot”, ka thënë Vitia në konferencë për medie.