Vdekja e kryekomisarit, PD -qeverisë: Kush e lejoi qëndrimin në një godinë të dëmtuar? - Gazeta Express
string(82) "vdekja-e-kryekomisarit-pd-qeverise-kush-e-lejoi-qendrimin-ne-nje-godine-te-demtuar"

Vdekja e kryekomisarit, PD -qeverisë: Kush e lejoi qëndrimin në një godinë të dëmtuar?

Gazeta Express

06/12/2019 17:59

Pasi i kërkoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës informacion zyrtar në lidhje me ndërtesat e shembura në Thumanë, PD ka përcjellë një tjetër kërkesë për informacion, kësaj here në lidhje me vdekjen tragjike të kryekomisar Barjam Hajdarmetajt, i cili ishte një ndër 51 viktimat e tërmetit së 26 nëntorit.

PD ka përcjellë 4 pyetje në lidhje me rastin e vdekjes së kryekomisarit, i cili u gjen i pajetë në godinën nr.4 të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës (Kavalishenca). PD kërkon të dijë se përse është lejuar pëerdorimi i një godine e cila ishte dëmtuar rëndë dhe përbënte rrezik për jetën e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Katër pyetjet që ngre Partia Demokratike:

Pas kërkesës për informacion mbi mosveprimet lidhur me dy pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, me anë të një kërkese zyrtare, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i kërkon Edi Ramës dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, informacion lidhur me verifikimet e kryera në Godinën Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës, e cila u shkatërrua në tërmetin e datës 26 Nëntor dhe ku fatkeqësisht, humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmetaj.

Në mënyrë zyrtare, PD kërkon informacion lidhur me këto 4 çështje:

Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Ministria e Brendshme verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së Godinës Nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e kësaj godine?

A u verifikua Godina nr. 4 e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme Durrës pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

A është vlerësuar nga drejtuesit e Godinës se nga konstatimet faktike, lidhur me dëmet e muraturës, objekti nuk mund të funksionojë në kushtet se si është në gjendjen aktuale, pasi muraturat e dëmtuara demonstrojnë rrezikshmëri të lartë? Nëse po, kush ka urdhëruar përdorimin e Godinës dhe mbi çfarë baze është bërë kjo?

A është lajmëruar stafi për gjetjet e ekspertëve dhe për sigurinë e godinës? Nëse po, lutemi na vini në dispozicion kopje të akt njoftimeve.