Vdekja e 21-vjeçarit te rrethrrotullimi në Pestovë, flet Durmishi: I ka kaluar krejt procedurat, punimet mbikëqyren nga alamet inxhiniera - Gazeta Express
string(134) "vdekja-e-21-vjecarit-te-rrethrrotullimi-ne-pestove-flet-durmishi-i-ka-kaluar-krejt-procedurat-punimet-mbikeqyren-nga-alamet-inxhiniera"

Lajme

Gazeta Express

07/11/2024 14:16

Vdekja e 21-vjeçarit te rrethrrotullimi në Pestovë, flet Durmishi: I ka kaluar krejt procedurat, punimet mbikëqyren nga alamet inxhiniera

Lajme

Gazeta Express

07/11/2024 14:16

Nga Ministria e Infrastrukturës janë deklaruar lidhur me rrethrrotullimin në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ku mbrëmë ndodhi një aksident, në të cilin humbi jetën një 21-vjeçar.

Ndërtimi i këtij rrethrrotullimi s’ka qenë në projektin fillestar, e për këtë aksident, janë drejtuar akuza në drejtim të Ministrisë.

Zëvendësministri Hysen Durmishi ka thënë se ky rrethrrotullim s’ka qenë devijim i momenteve të fundit dhe se i ka kaluar të gjitha procedurat e nevojshme, raporton Express.

“Jo jo, nuk ka qenë devijim i momenteve të fundit, i ka kaluar krejt procedurat e nevojshme. Prej kërkesave të banorëve, me peticion, protesta ka pasur aty… Komisioni profesional e ka aprovuar dhe ka hyrë në kuadër të projektit. Ky projekt është me kredi”, ka thënë Durmishi.

Ai ka përmendur edhe se mbarëvajtja e punimeve mbikëqyret nga një kompani konsulente, që sipas tij, ka “alamet inxhinierash”.

“Është një kompani ndërkombëtare e cila kujdeset për mbarëvajtjen e punimeve. Është një kompani konsulente, është një kompani mbikëqyrëse që janë alamet inxhinierash aty që mirren me këtë çështje, që kujdesen për kualitetin e të gjitha këto”, ka deklaruar Durmishi për Indeksonline.

Sipas raportimeve të mediave, vetura ka goditur anësoret e vendosura për krijimin e këtij rrethi në mes të rrugës, duke u rrotulluar dhe duke marrë plagë vdekjeprurëse.

Vdekjen e 21-vjeçarit e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Në raport thuhet se nga pakujdesia, ai ka shkaktuar vetaksident.

“Fsh. Pestovë, Vushtrri  06.11.2024 – 21:45. Vozitësi mashkull  kosovar me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement