Vaskularizimi apo furnizimi me gjak i zorrës së trashë - Gazeta Express
string(54) "vaskularizimi-apo-furnizimi-me-gjak-i-zorres-se-trashe"

Shneta

Gazeta Express

25/02/2021 7:08

Vaskularizimi apo furnizimi me gjak i zorrës së trashë

Shneta

Gazeta Express

25/02/2021 7:08

Përmblodhi dhe përshtati: Dr. Agon Bislimi

Vaskularizimi i zorrës së trashë realizohet ose  bëhet nga arteria mezenterike superiore dhe inferiore .

Lexo Edhe:

Arteria mezenterike superiore me anë të degëzimeve të saj , përkatësisht arteria ileocolica , colica dextra dhe colica mediana furnizon me gjak cekumin , kolonin ascendent dhe pjesën proksimale të kolonit transevers .

Arteria mesenterica inferior , nëpërmjet degëve të saj arteria colica sinister , arteria sigmoidea dhe arteria hemorroidea superior vaskularizon pjesën distale të kolonit transvers , kolonin descendent ,sigmën dhe pjesën e sipërme të rektumit .

Nga arkada marginale e Drummond-it dalin vasa recta të kolonit .

Anastomoza midis arteries mezenterike të sipërme dhe të poshtme quhet harku i Riolanit i cili ka pozicion qendror .

Njohja e vaskularizimit të zorrës së trashë ka rëndësi për ndërhyrjet kirurgjike-onkologjike dhe anastomozat.

Drenimi venoz ndjek të njëjtën rrugë duke formuar dy vena kryesore mezenterike e djathtë ( superior ) dhe e majtë ( inferior ) .