Vashat kosovare të jashtëzakonshme, kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik - Gazeta Express
string(83) "vashat-kosovare-te-jashtezakonshme-kalojne-ne-gjysmefinale-te-kampionatit-ballkanik"

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2022 19:42

Vashat kosovare të jashtëzakonshme, kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatit Ballkanik

Sporte tjera

Gazeta Express

25/06/2022 19:42

Ekipi i Kosovës në konkurrencën e vajzave, Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani kanë treguar paraqitje absolutisht inspiruese kundër dyshes impresive nga Turqia, Ocakci Müge/Bahar Toksoy në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë.

“Dardanet” fituan me rezultat 2-0 (21-18, 21-18) në sete, për të siguruar gjysmëfinalen e madhe, të dielën.

Lexo Edhe:

Vashat kosovare ishin dominuese dhe vetmohuese në secilin aksion të ndeshjes dhe, të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi, arritën suksesin e madh në Balikesir të Turqisë.

Në gjysmëfinale, dyshja “Dardane” do të ndeshet me Turqinë 1, me fillim nga ora 10:40.

Në anën tjetër, ekipi i meshkujve i përbërë nga Fatlum Hajrizi dhe Erion Bajrami, u mposht nga Moldavia me rezultat 2-0 (21-17, 21-15) në sete, për t’u përshëndetur nga kjo garë.