Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në hapjen e fushatës që Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta bëjë sot në orën 18:00, në sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Osmani ka kërkuar që të dëshmohet se Kosova fiton ‘’kur bashkohemi rreth vizionit, dinjiteti dhe punës së ndershme’’.
‘’Po hyjmë në një moment vendimtar për të ardhmen tonë. Në një moment kur zëri i juaj, besimi dhe energjia juaj bëhen forca më e madhe që e çon Kosovën përpara. Prandaj ju ftoj të na bashkoheni sot në hapjen e fushatës dhe prezantimin e kandidatëve të listës tonë dhe programin tonë, në orën 18:00 në sallën 1 tetori në Prishtinë. Le ta dëshmojmë të gjithë së bashku se Kosova fiton kur bashkohemi rreth vizionit, dinjitet dhe punës së ndershme’’, ka thënë Osmani.